Transmetuar më 17-05-2017, 16:19
Publicitet

Një kryefamiljar në Kavajë, dhe një nëna nga Shijaku janë paraqitur në polici për të denoncuar zhdukjen e vajzave të tyre.

Gjatë ditës së djeshme 50-vjeçari H.L., me banim në Kavajë, ka deklaruar në polici, se vajza e tij 17- vjeçare, Xh.L., është larguar nga banesa.

Të njëjtën gjë ka denoncuar edhe shtetësia M.S, 38 vjeç, banuese në Maminas, Shijak, se i është larguar nga banesa vajza e mitur K.M., 15 vjeç.

Prindërit e vajzave të humbura thanë para uniformave blu se bijat e tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe se ata nuk dinë ku t’i kërkojnë.

Pavarësisht kërkimeve të tyre tek të afërmit apo shoqet e tyre, vajzat nuk dihet se ku janë, duke u shprehur të shqetësuar për fatin e të bijave.

Një tjetër rast të ngjashëm me të vajzave ka pasur edhe një djalë adoleshent nga Durrësi i cili rezulton i zhdukur. Babai i tij M.Ll., 52 vjeç, banues në fshatin Shënvlash, kallëzon se i është larguar nga banesa djali 17 vjeç D.Ll.

Pas denoncimit të bërë nga prindërit e të zhdukurve, policia vijon punën për gjetjen dhe kthimin e tyre në banesë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/