Transmetuar më 17-05-2017, 15:05

Një makinë e cila ishte në ecje e sipër në aksin rrugor Levan- Vlorë është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të "Kripës", ku automjeti tip "Audi" me targë AA 305 GF, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët mesditën e sotme rreth orës 12:00.

Shërbimet zjarrfikëse të cilat shkuan në vendin e ngjarjes bënë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit. Si pasojë e flakëve fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është 61 vjeçari L.L., me banim në Vlorë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur për shkaqe aksidentale. /b.l/noa.al/