Transmetuar më 17-05-2017, 14:43

Në spektaklet reality show është i ditur fakti se mund të ketë përmbajtje të nxehtë. Mund të ndodhë që pas qëndrimit gjatë të izoluar konkurrentët mund të tundohen seksualisht.

Është kjo ajo që ka ndodhur në “Couples” një realit show shumë popullor në Serbi, i ngjashëm me Big Brother.

Mirela Lapanovic, konkurrente e reality show, bëri seks me Milutin Radosavljevic, gjatë kohës që konkurrentët e tjerë kërcenin gjysmë të zhveshur në shtëpi.

Por ka një detaj të vogël… Mirela është e martuar dhe i shoqi i saj Andrej Laharnar, nuk e ka pritur mirë.

Por burri siç shkruan noa.al, nuk është i inatosur me të shoqen, pasi është i bindur se nuk është një tradhti e vërtetë.

“Mirela u drogua për t’u detyruar të bënte seks para kamerave, shihet qartësisht. Kjo për mua është njëlloj si një përdhunim. Mendoj se ajo as që nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur. Ndër të tjera produksioni i ndalon konkurrentët që të flasin, por është një ngjarje e rëndë”, thotë Radosavljevic, për ‘Mirror’. /a.y/noa.al