Transmetuar më 17-05-2017, 14:31

Të martën partia Laburiste në Britani bëri manifestimin e saj për zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Zv. redaktori politik i BBC-së, Norman Smith u intervistua nga prezantuesi i BBC-së, Ben Brown kur një femër kaloi para kamerës. Por kjo ndodh shpesh në lidhje televizive direkte. Por ishte reagimi i gazetarit ajo që bëri që këto pamje tashmë të bëhen virale. 

Gruaja e cila mbante në duar disa çanta u fut mes tyre duke thënë: Absolutisht fantastike. Por në këtë moment Brown, në përpjekje për ta nxjerrë gruan nga kuadrati i kamerës dhe duke mos i shkëputur sytë nga kolegu i tij, e shtyn me dorë… duke e prekur në gjoks.

Situata e sikletshme nuk përfundon këtu, pasi gruaja rikthehet duke e qëlluar me shuplakë në kurriz gazetarin, i cili nga ana e tij vijon i pashqetësuar intervistën. Vetë gazetari Brown më pas në një postim në Twitter u shpreh se nuk kishte asgjë të qëllimtë. /b.l/noa.al/