Transmetuar më 17-05-2017, 14:13

A rrezikon gjyqin Damiano? Kjo është një pyetje që është bërë ditët e fundit e sidomos pas intervistës së tij të papritur në programin “Xing me Ermalin”.

Kontrata e nënshkruar me Top Channel, me sa duket, është shkelur nga banori, por nëse do të përballet ose jo me një padi në gjyq, ende nuk dihet.

Sipas vetë Damianos, nuk ka arsye për këtë. I pyetur nga programi WAZZUP, në Klan Kosova, nëse rrezikon të paditet në gjyq pas intervistave që ka dhënë jashtë televizionit me të cilin ka nënshkruan kontratën, ai përgjigjet: 

“Ne vërtet kemi një kontratë me median, por të gjitha këto që unë po them në intervista, këto që po them këtu, i kam thënë edhe live atë natë që u përjashtova, të gjitha i kam argumentuar live. Këtë po bëj edhe tani, po argumentoj live të njëjtën gjë që kam thënë atje, kështu që nuk besoj se do të kem probleme me gjyqin apo me të tilla gjëra. Unë jam i bindur që një media serioze nuk merret me gjyqe…”

Megjithatë, Damiano pranon se është ftuar të japë intervistë në Top Channel, por ai e ka refuzuar: “Ata më kanë ftuar të bëj intervistë, por unë thjeshtë e kam refuzuar, nuk kam dashur, nuk e kam ndier të shkoj të jap intervistë…”. /b.l/noa.al/