Transmetuar më 17-05-2017, 13:52

Dita e diplomimit është shumë e veçantë për të gjithë studentët, por ceremonia e së shtunës në Universitetin e Teksasit Jugor do të mbahet mend për një nga mysafirët e tij më të çuditshëm: një gjarpër i quajtur Persia.

Studenti Danile Yong që po diplomohej ka marrë me vete në ceremoni mikun e tij më të mirë, pitonin 3-vjeçar.

“I thashë të gjithëve se kjo është dita ime e diplomimit, kështu që unë do të bëj atë që dua,”-ka thënë ai duke mbrojtur Persian , për KTRK-TV.

Universiteti i Teksasit Jugor ka thënë se lejohet të merren vetëm kafshët në diplomim dhe se Young duhet ta ketë shmangur kontrollin duke e fshehur zvarranikun.

"Unë në të vërtetë nuk u përpoqa që ta fshihja atë. Po e mbaja në krahë, por duke qenë se veshja e diplomimit është e gjerë dhe e gjatë, njerëzit teknikisht nuk e vunë re Persian", tha Young.

Më tej ai shtoi se disa thanë se ishte e papërshtatshme. “Secili prej tyre ka mendimin e tij, por për mua nuk ishte ndonjë problem”, tha ai.

Young tha se ia kishte dhënë gjarprin vëllait të tij të vogël, para se të dilte në skenë, kështu që ai nuk e kishte atë në kohën kur mori diplomën e tij. /b.l/noa.al/