Transmetuar më 17-05-2017, 13:38

Një princeshë japoneze po heq dorë nga statusi i saj mbretëror për t’u martuar me një punëtor të turizmit në plazh që takoi në një restorant 5 vite më parë.

Princesha Mako, mbesa e perandorit të Japonisë Akihito, po martohet me Kei Komuro, për të cilin raportohet se mund të bëjë ski, të luajë në violinë dhe të gatuajë. 

Personi që vodhi zemrën e princeshës ishte një student në Universitetin Ndërkombëtar Kristian në Tokio, ku edhe vetë princesha 25 vjeçare u diplomua. Pavarësisht se është mbesa e Perandorit, princesha Mako e Japonisë, do të lidhë kurorë me Kei Komuro.

Planifikimi i dasmës ka nisur tashmë. Vetëm se, në momentin e shkëmbimit të unazave, ashtu siç e dikton tradita japoneze, 25-vjeçarja do ta humbasë titullin e vet e do të kthehet në një shtetase të thjeshtë.

Ndryshe nga familja mbretërore në Angli e ato në vende të tjera europiane, perandori japonez dhe të afërmit e tij përgjithësisht preferojnë të mbeten larg syve të publikut, ndonëse udhëtojnë shpesh jashtë kufijve dhe marrin pjesë në shfaqje kulturore. /b.l/noa.al/