Transmetuar më 17-05-2017, 13:07
Publicitet

Miti për larjen e fytyrës dy herë në ditë, në të vërtetë nuk është i nevojshëm për pjesën më të madhe të njerëzve. Është vetëm një ide e keqe. Sipas një studimi të  botuar në “The Wall Street Journal”, kjo ka një shpjegim: “Nëse nuk ke probleme me lëkurën e fytyrës, si p.sh puçrra, dermatologët theksojnë se duhet ta lash vetëm një herë në ditë , në mbrëmje.

Pastrimi i fytyrës gjatë darkës heq make up-in, yndyrën dhe të gjitha papastërtitë e mbledhura gjatë ditës në lëkurë. Larja dy herë në ditë mund të shkaktojë tharje të lëkurës, një problem që me kalimin e kohës, jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt, mund të shpejtojë procesin e rrudhave.

Edhe sipas Dr. Oz, larja më shumë se një herë në ditë e fytyrës mund të përshpejtojë plakjen e lëkurës për shkak të tharjes nga uji. Ai thekson se larja e fytyrës dy herë në ditë mund të shkaktojë krijim të rrudhave dhe tharje, duke e bërë lëkurën më të ashpër. Kështu, vetëm një herë në ditë dhe në mbrëmje.

Uji të ngrohtë apo të ftohtë?

Por shumë njerëz, veçanërisht ata me lëkurë të yndyrshme besojnë se uji i nxehtë është më i miri për lëkurën e tyre. Uji i nxehtë e dëmton shumë lëkurën. Ai shkakton plasaritje të kapilarëve në fytyrë dhe përveç kësaj, stimulon sekretimin e yndyrës nga lëkura. Disa këshilla që ju ndihmojnë për një lëkurë sa më të shëndetshme janë;

Për lëkurë të yndyrshme

Lani fytyrën me ujë të vakët për të hapur poret, dhe shmangni produktet e pastrimit që përmbajnë alkool. Pastroni fytyrën në mëngjes për të eleminuar yndyrën e akumuluar gjatë natës dhe pastaj vendosni disa kuba akulli.

Për lëkurë të thatë

Vendosni një peshqir të ngrohtë në fytyrë para se të aplikoni krem hidratues ajo do të ndihmojë lëkurën të thithë më shumë përbërësit e kremit.

Për lëkurë që skuqet

Lani fytyrën me ujë të ngrohtë, por jo me ujë të nxehtë. Përdorni pastrues për llojin e lëkurës tuaj të cilin duhet ta ruani në frigorifer.

Lani flokët, pastaj fytyrën

Shumica e njerëzve kur bëjnë dush së pari të lajnë fytyrën dhe më pas vazhdojnë me flokët. Ekspertët paralajmërojnë se kjo është gabim, veçanërisht në qoftë se keni lëkurë të ndjeshme. Shampoja dhe maskat e flokëve që gratë përdorin rregullisht, mbyllin poret duke shkaktuar akne. /b.l/noa.al/

Loading...