Transmetuar më 17-05-2017, 12:24

Shpesh, në familje, ka një debat për qëndrimin e fëmijëve përpara televizorit. Orët e gjata para ekranit janë të dëmshme, jo vetëm për sytë, por edhe për aftësitë e komunikimit të të vegjëlve. Për këto arsye, studiuesit i sugjerojnë autoriteteve që të marrin masa për  të vendosur limite në kohën e shikimit të televizorit.

Është zbuluar se fëmijët në moshën 11 vjeç, që shohin më shumë se tre orë televizor në ditë, ndikojnë në aftësitë e dobëta në komunikim.

Ndryshe ndodh te të vegjëlit që janë më pak të ekspozuar. Kur ata fillojnë shkollën fillore, kanë më shumë mundësi që të komunikojnë idetë në mënyrë efikase. /k.k/noa.al/