Transmetuar më 17-05-2017, 10:28

Nëntë të lënduar dhe dy persona të arrestuar, është ky bilanci i një përplasjeje fizike në afërsi të rezidencës së ambasadorit turk në Washington ditën e djeshme, ndërsa Presidenti Erdogan ishte për vizitë në SHBA. Sipas ‘The Guardian’, gjithçka doli jashtë kontrollit kur sigurimi, që ruante Presidentin turk, sulmoi disa protestues, të cilët mbanin në dorë flamuj të partisë kurde, Unionit Demokratik.

Në momentin e ngjarjes, Erdogan ndodhej brenda ambasadës. Një ditë më parë, Erdogan ishte në SHBA ku pati një takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trumo. /k.k/noa.al/