Transmetuar më 17-05-2017, 08:10

Gjithë vendi u trondit nga vdekja e parakohshme e 16- vjeçares Blerta Pepa, teksa po i nënshtrohej një operacioni në gju te spitali privat “Contintental”.

Mjeku anestezist Tefik Zhurda, tentoi vetëflijimin duke injektuar një preparat nga anestezia, në gjendje shoku pas vdekjes së pacientes.

Një koleg i anestezistit Zhurda, mjek i Spitalit të Traumës në Tiranë, Alban Hysena,j shkruan një letër në mbështetje të kolegut të tij, me anë të së cilës i drejtohet së ëmës.

Letra: “E dashur mama, sot në orët e para të mëngjesit tentoi vetëvrasjen një koleg i imi për shkak të një tragjedie pa fajtor në sallë të operacionit. Të drejtohem ty mama sepse ti je njeriu që do shqetësohesh më së shumti për mua sa të kesh jetë.

Ti e di që unë sot jam mjek roje në shërbimin e urgjencës së Traumës. Të lutem mos kij frikë se si do reagojnë njerëzit plot halle kur të ballafaqohen me mua, për shkak të dezinformimit që i bën sot lajmit të jashtëzakonshëm.

Fli e qetë sepse unë sot jam një Tefik. Me aktin e tij ai sot më mbron mua dhe çdo mjek shqiptar nga paragjykimi, vreri, keqdashësia dhe injoranca”.

Rreth orës 01:00 pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës, në spitalin privat, gjatë operacionit pacientja Blerta Pepa, 16 vjeçe, ndërroi jetë teksa po operohej në gju.

Vdekja e së resë dyshohet se është shkaktuar për shkak të gabimit me dozën e anestezisë, çka ka bërë që mjeku Tefik Zhurda të tentojë fundin fatal, duke injektuar një preparat anestezia.

E reja po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi kishte dëmtuar ligamentin e këmbës në orën e fizkulturës te shkolla “Andon Zako Çajupi”.

“Bazuar në vlerësimin e ekspertëve tanë të anestezi- reanimacionit të cilët punojnë në Spitalin Continental si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre arritëm në përfundimin se komplikacioni që çoi në humbjen e jetës së pacientes sonë është hipertemia maligan”, – thuhet në deklaratën e Spitalit Continental.

Në këtë reagim jepet edhe një informacion se çfarë është hipertemia maligna?

“Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rralla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarde apo të posaçme të kryera para operacionit. Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike”. /a.y/noa.al

Vdekja e Blerta Pepës. Sali Berisha: Ngushëllime familjarëve, të sqarohen përgjegjësitë

Fjalët përlotëse të Aurela Gaçes për vajzën që humbi jetën gjatë operacionit

Spitali “Continental” reagon zyrtarisht mbi ngjarjen ku vdiq e mitura Blerta Pepa

Tritan Shehu për mjekun e spitalit Continental: Tentoi vetëflijimin dhe është mes jetës e vdekjes, të mos denigrohet

Daja i Blertës që vdiq te “Continental” i shkruan Edi Ramës: Duam drejtësi

I vdiq motra gjatë operimit në spitalin privat, vëllai i Blertës: Më iku drita e syve, pse o Zot

Ky është mjeku që tentoi të vrasë veten, pasi i vdiq pacientja te spitali “Continental”

Vajza që vdiq te spitali “Continental”, konkurroi tek “Gjeniu i vogël”, daja: E vrau babëzia e eurove

Vajza 15 vjeçe gjen vdekjen gjatë operimit tek spitali “Continental”, anestezisti tenton vetëvrasjen