Transmetuar më 16-05-2017, 22:39

Skuadra spanjolle e Real Madridit është gati të paguajë shifrën e çmendur, 100 milionë euro për talentin francez, Kylian Mbappe.  

Kylian Mbappe ka shkëlqyer këtë sezon te Monaco ku fitoi titullin e kampionatit Francez dhe shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Oferta paraprake nga madrilenët për talentin ka qenë 80 milionë euro por është refuzuar nga drejtuesit e Monacos.

Presidenca e Real Madridit nuk e ka pranuar refuzimin dhe për këtë gjë e ka ngritur ofertën në 100 milionë euro, duke e bërë talentin një nga lojtarët më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Mbrëmjen e djeshme Mbappe gjithashtu u shpall lojtari më i mirë i ri francez./a.k/noa.al/