Transmetuar më 16-05-2017, 15:09

Deri në mesditë i gjithë vendi do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare por pas mesdite do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke rrezikuar shira të dobët e lokalë, më të theksuara në zonat jugore – juglindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, sërish zonat juglindore do të mbeten të rrezikuara nga shira të karakterit lokal.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të kenë shumë ndryshime duke ruajtur vlera konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 1- 2 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik në veri-veriperëndim të kontinentit si edhe kalimi i një sistemi frontal nga Atlantiku drejt këtyre rajoneve do të bëjë që gadishulli skandinav si edhe ishujt britanike të përfshihen nga vranësira dhe shira të dendur, herë pas here intensive.

Po ashtu, gadishulli i Ballkanit do të rrezikohet nga vranësira dhe shira konjektive. Ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të dominojnë: Gadishullin Iberik, rajonin e Mesdheut si edhe Evropën Qendrore. /b.l/noa.al/