Transmetuar më 16-05-2017, 12:59

Ka kaluar mëse një vit që një emigrant shqiptar në Londër s’ka asnjë shenjë jete. 42-­vjeçari Buajr Zhupani emigrant në Angli humbi kontaktet me bashkëshorten, dy fëmijët e tij dhe prindërit më 14 shkurt të vitit 2016.

Dy motrat e Bujarit, në studion e emisionit me ‘Zemër të Hapur” në News 24 tentuan të mësojnë të vërtetën. Sipas Shqipes, motrës më të madhe, e cila tregon gjithçka di për vëllain, ishte pikërisht data 17 shkurt kur miku i tij nga Elbasani i telefonon për t’ju thënë se Bujari ishte vetëvarur në një park të Londrës për shkak të depresionit dhe trupi ndodhej në morg.

“Lajmin e vetëvrasjes e mora vesh një natë kur isha tek prindërit, se unë jetoj në Durrës. Më telefon djali që kisha në Gjermani dhe thonë që më shkrujtën në nsn nga Anglia, një shok i Bujarit dhe i kishte thënë se ka vrarë veten. Por ai nuk e kishte parë trupin, askush nuk është lejuar që ta shoh. Ne s’kemi si e besojmë që është vetëvrarë pa e parë”,­ thotë Shqipja mes lotësh.

Tre ditë para se të merrnin vesh këtë lajm, Shqipja tregoi se Bujari kishte komunikuar normalisht me nënën e fëmijëve të tij, Shqipen dhe nuk dha asnjë shenjë dyshimi, madje e kishte uruar për Shën Valentin. Shqipja ndër të tjera tregoi se nuk mundën të flisnin më as me personin që dha lajmin e kobshëm.

“Kaq ishte ajo telefonatë dhe më pas personi që na dha lajmin e zi mbylli atë numër dhe nuk iu dha mundësi më shumë familjarëve për shpjegime”,­ tregoi ajo. Duke u ndalur tek ngjarja, motra tregon se numri i 42­vjeçarit ishte i padisponushem.

Ato të dyja nuk e besojnë kurrë që vëllai i tyre është vetëvrarë, por dyshojnë që mund të jetë rrëmbyer. “Në vitin 1997 na është varur edhe një vëlla tjetër. Ishte i martuar dhe la dy vajza jetime. Bujari thoshte që s’do ta bëja kurrë një gjë të tillë, Sa herë që flisnim Bujari ishte kategorik për këtë lloj zgjidhje”,­ tregon motra, ndër të tjera.

Ne takimin e fundit, ne festat e fundvitit 2016 ai nuk kishte shfaqur asnje shqetesim dhe nuk kishte probleme. “Erdhi këtu, por unë nuk e takova, se isha në Gjermani. Erdhi na e bëri surprizë’,­ thotë motra. Bujari ka sot dy djem, më i vogli nuk pati mundësi ta njohë, pasi lindi disa muaj pas humbjes së tij.

Ai kishte më shumë se 20 vite në shtetin anglez, ku ishte pajisur dhe me pasaportë angleze. Ai njihej me identitetin e tij të plotë dhe qëndrimin e rregullt në këtë shtet ia kishte siguruar ish­nusja e parë me shtetësi angleze, ishte një martesë vetëm dy vjeçare dhe më pas ata u divorcuan. Humbja e tij mbetet mister dhe në faktin që ambasada jonë në Londër pas shumë kërkesave të familjarëve ende s’ka kthyer një përgjigje, qoftë dhe një konfirmim për vetëvrasje.