Transmetuar më 16-05-2017, 12:41

Një vajzë 23- vjeçare u përdhunua nga një grup meshkujsh dhe më pas u vra në një mënyrë makabre. Është kjo ajo që ka ndodhur në Sonipat, në shtetin indian të Haryana.

Siç transmetojnë mediat vendase, e reja u vra pasi u tha agresorëve të saj se do i denonconte që të gjithë. Kjo bëri që ata ta qëllojnë me gur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Policia arrestoi dy persona, ndërkohë që gjashtë të tjerë janë vënë nën hetim, pas akuzave të nënës së saj ndaj tyre. Viktima gjatë javës së kaluar u rrëmbye nga një grup meshkujsh, ndërsa dyshohet se njihte së paku njërin prej tyre, shkruan noa.al.

Ajo u morr me forcë në një makinë pranë shtëpisë së saj në Sonipat, rreth 44 kilometër larg New Delhi.

Trupi i së resë u gjet në një fushë të hapur gjatë së enjtes së kaluar. Nëna e viktimës siç shkruan noa.al kishte bërë denoncim më herët kundër njërit prej të akuzuarve, pasi kishte refuzuar një propozim për martesë. /a.y/noa.al