Transmetuar më 16-05-2017, 12:21

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj eshte shprehur kritik me mënyrën e taksimit që propozon Partia Demokratike. Në një konferencë për shtyp, kreu i financave tha se taksa e sheshtë prej 9%, që propozon PD, do të rezultonte me 500 mln euro më pak në xhepat e qytetarëve.

“I them qytetarëve që deklarimi i çadrës për taksën e sheshtë 9%, ka në themel rrënimin e qytetarëve. Taksimi 9% do të thotë që 500 mln dollarë t’ju merren nga xhepat qytetarëve. Të votosh sot për çadrën do të thotë t’i heqësh vetes e prindërve 500 mln dollarë dhe t’ja japësh çadrës t’i shpërdorojë si në 2005 dhe 2008”, tha Ahmetaj.

Ai akuzoi të djathën se me çadrën e ngritur në bulevard, po pengon ekonominë dhe është kthyer në armik të saj. /k.k/noa.al/