Transmetuar më 16-05-2017, 09:20

Telefonat iPhone të cilët dolën në treg vetëm 10 vjet më parë, sollën një risi të veçantë në mënyrën se si deri në atë kohë i konceptonim telefonat. Sot kompania Apple është lider në treg për sa i përket shitjeve të telefonave të saj. Pothuajse çdo vit ajo ka nxjerrë një lloj të ri iPhone, me karakteristika të ndryshme dhe i avancuar nga viti në vit.

iPhone, ka shumë njerëz të apasionuar pas tij në mbarë botë. Nëse edhe ti je një fans dhe përdorues i iPhone, ka disa gjëra që nuk i di rreth tij.

Karakteristika që ju mund të mos i keni mësuar ende janë:

Përdorni butonin e volumit për të bërë një foto. Kështu fotoja bëhet më shpejtë dhe nuk ju lodhet dora.

Nëse, shpesh ankoheni që telefonat ‘iPhone’ nuk mbajnë bateri dhe ju duhet t’a karikoni shpejt atë, ka një mënyrë.

-Vendoseni në telefonin tuaj shenjën e avionit dhe ai do të karikohet më shpejt.

Nëse nuk e dinit një karakteristikë e veçantë e iPhone është se ai kontrollon në hapësirë nëse është duke kaluar ndonjë avion, i kujt linje është dhe çfarë destinacioni ka.

-Kufizoni blerjet e aplikacioneve. Nëse shpesh ju ndodh që fëmijët harxhojnë duke blerë aplikacione të panevojshme nga telefoni juaj, atëherë ç’aktivizo “aplikacionin e blerjeve”.

Nuk keni kohë ta lexoni një tekst, atëherë fare thjesht mund t’a dëgjoni me zë atë, ndërkohë që jeni duke u marrë me punë të tjera, shkruan noa.al. Për ta kthyer tekstin në një libër audio, shkoni te Settings, pastaj General, pastaj Accessibility dhe në fund Speech. /g.v.noa.al