Transmetuar më 16-05-2017, 07:45

Donald Trump, i ka dhënë një informacion të klasifikuar, tepër sekret ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ambasadorit rus në SHBA, Sergei Kisliak, duke rrezikuar një burim të inteligjencës amerikane lidhur me ISIS.

Është kjo ajo që shkruan Washington Post, duke cituar burime zyrtare të larta.

Informacionet kanë të bëjnë lidhur me kërcënimin për përdorimin e laptop në avion.

Informacioni shkruhet më tej, ishte dhënë nëpërmjet një partneri amerikan sipas një marrëveshje për informacionet me inteligjencën amerikane, aq delikatë sa që detajet nuk u ishin bërë me dije aleate dhe ruhej me fanatizëm nga qeveria amerikane.

Gjithashtu bashkëpunëtori nuk kishte dhënë leje për të ndarë informacionin me Rusinë.

Pas kësaj drejtues të Shtëpisë së Bardhë morën masat për të llogaritur dëmin, duke lajmëruar CIA.

“Trump, tha një zyrtar amerikan, dha më shumë informacione ndaj ambasadorit rus, nga sa ne kemi ndarë me aleatët”.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë, nëpërmjet këshilltarit për sigurinë kombëtare H. R. McMaster mohoi që Trump të ketë nxjerrë informacione të klasifikuara.

“Diskutuan kërcënimet e përbashkëta nga organizatat terroriste, përfshi edhe ato në aviacion. Por nuk janë diskutuar kurrë burime të inteligjencës dhe as nuk është dekonspiruar ndonjë operacion ushtarak. Është një histori false”, tha ai. /a.y/noa.al