Transmetuar më 15-05-2017, 22:08

Filmat me pullë të kuqe, janë ndër më të ndjekurit nga njerëzit në të gjithë botën dhe ndihmesë për këtë ka dhënë edhe aksesi në internet.

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, gjysma e adoleshentëve të moshave 11-16 vjeç kanë parë materiale online me pullë të kuqe.

Megjithatë ekspertët kanë ngritur alarmin se shikueshmëria e filmave për të rritur ka krijuar rënien e dëshirës seksuale për meshkujt.

Meshkujt që shohin materiale me pullë të kuqe, bëhen indiferentë ndaj seksit real.

Ekspertët thonë se përveç faktit që meshkujt bëhen agresivë kur patnerja e tyre në dhomën e gjumit nuk i plotëson fantazitë seksuale që kanë parë në filmat me pullë të kuqe, qendrojnë edhe rreziqet shëndetësore që vijnë nga masturbimi gjatë shikimit të këtyre materialeve.