Transmetuar më 15-05-2017, 16:54

Ky është horoskopi për ditën e martë, 16 maj 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Hëna do ju ndihmojë të rikuperoni qetësinë nga pak në të gjitha raportet, si ato miqësore ashtu edhe sentimentale. Në punë do ti komplikoni gjërat, pasi do të dyshoni tek kolegët tuaj. Vetëm gjatë pasdites situata do të shkojë drejt përmirësimit. Ata që janë vetëm, bëjnë mirë të tregohen më të rezervuar, në mënyrë që të mos gabojnë. 

Demi

Hëna do ju nervozojë së tepërmi sot. Rrezikoni të flisni keq e të merrni vendime të nxituara, të cilat do të lënë përshtypje negative tek mjaft persona. Në punë do arrini të zgjidhni një problem që e keni neglizhuar prej kohësh. Përqendrohuni në prioritetet tuaja, në mënyrë që të mos hasni vështirësi gjatë rrugës.

Binjakët

Një ëndërr e ndaluar do të vërë në lëvizje fantazinë tuaj, e herët apo vonë do ju shtyjë drejt saj. Edhe marrëdhënia juaj me partnerin/en do të vihet në shërbim të plotësimit të dëshirave tuaja. Ata që janë vetëm, mund të kenë një rikthim dëshire për ish- partnerin/en, veç kujdes që të mos gaboni. 

Gaforrja

Duhet të veproni në momentin e duhur pa hezituar në asnjë moment. Evitoni batutat me ata që do ju rrethojnë sepse jo të gjithë mund ta pranojnë sensin tuaj të humorit. Në punë, do të jeni të stresuar, madje mund të rrezikoni seriozisht një projekt tuajin. Bëni kujdes edhe me shëndetin, do ndjeni disa shqetësime të vogla.

Luani

Në çdo çast të ditës është mirë të  studioni terrenin në të cilin do të ndodheni përpara se të merrni vendime. Xhelozia do të shkaktojë një gjendje jo fort të këndshme në familjen tuaj, prandaj tregohuni të kujdesshëm në ato që do të thoni. Në punë, mundohuni të pranoni kritikat, edhe nga ato më të ashprat, nëse janë konstruktive.

Virgjëresha

Dedikojini pak më shumë kohë dëshirave dhe interesave tuaja. Jo gjithmonë ata që ju rrethojnë do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë, kështu që bazohuni vetëm tek forcat tuaja. Do merrni lajme të këndshme nga një person që është larg. Në punë priten ndryshime, ku paraqiten alternativa të mira.

Peshorja

Do ta keni të vështirë të komunikoni atë që ndjeni e të kuptoni ndjenjat e atyre që ju rrethojnë. Sot do të jetë më mirë ti dedikoheni atyre gjërave që ju bëjnë të ndiheni në formë. Në punë parashikohen tensione, qartësojini gjërat për të mos thelluar problemet. Shëndeti pak delikat sot, kujdes.

Akrepi

Në qoftë se keni pasur ndonjë problem sot do të jetë dita e zgjidhjes, ndoshta do të keni dëshirë dhe për të festuar bashkë me ato që ju duan. Pranoni një ofertë do t`ju premtojë shumë të ardhura. Megjithatë në punë, bëni projekte për aq sa mundeni, evitoni maninë për t’i zmadhuar.

Shigjetari

Të reja të papritura në dashuri. Do të gjendeni në një situatë emocionuese. Me partnerin/en do të dini si të organizoni diçka romantike, për të kaluar një mbrëmje të mrekullueshme. Për ata që janë vetëm, dita do jetë e mbushur me lëvizje dhe udhëtime. Në punë, do të jeni të angazhuar në njëmijë gjëra dhe do të ndiheni të tensionuar. 

Bricjapi

Pavarësisht qëllimeve të mira, dikush nga grupi juaj do të largohet sepse ritmet që ju impononi janë të papërballueshme. Për personat që punojnë do të jetë një ditë me fat në biznes. Një lidhje dashurie po noton në ujëra të turbullta, situata nuk paraqitet e mirë. Mundësi të mira paraqiten për ata që janë vetëm. 

Ujori

Do të jeni në një sintoni perfekte me ambientin që ju rrethon. Kalimi i planetëve në shenjë do të jetë mjaft pozitiv për shenjën tuaj. Sa i takon punës, tregohuni më energjik dhe të bindur me atë që bëni. Një situatë mund të kthehet në favorin tuaj, ndaj mos i neglizhoni mundësitë që do ju ofrohen.

Peshqit

Do të keni nevojë të takoni njerëz, të flisni gjatë e mbi të gjitha dëgjoheni. Për të gjithë ata që  kanë krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme, do të kenë të reja të këndshme. Ata që janë vetëm do jenë të tensionuar dhe të pakënaqur, madje mund të përjetojnë edhe ndonjë zhgënjim. Në punë parashikohen debate me kolegët, ruani qetësinë. /b.l/noa.al/