Transmetuar më 15-05-2017, 15:35

Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme por më të theksuara vranësirat do të jenë në veri-qendër të territorit.

Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë më tepër të pranishme duke rrezikuar shira afat-shkurtër. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat malore Lindore. Parashikohet që nata të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit ndërsa  mesdita do të sjellë rënie të tyre. Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Masat  ajrore të paqëndrueshme do të bëjnë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante për ishujt Britanike, Europën veriore si edhe vendet Lindore ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe shiu.

Ndërsa Gadishulli Iberik, gadishulli ballkanik si edhe Europa qendrore do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. /b.l/noa.al/