Transmetuar më 15-05-2017, 14:43

Një sasi prej 26 ton mish pule të rezultuara me prezencë salmonelë dhe të ardhura nga Brazili janë bllokuar në pikën kufitare të Durrësit. 

Ngarkesa me mish pule me origjinë nga Brazili, e importuar nga firma importuese  AMG  mbërriti në Shqipëri më datë 3 maj 2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar u morën mostra për t’u analizuar pranë ISUV.

Rezultatet e dala më 10 maj ka nxjerrë se mishi i pulës ka prezencë të salmonelë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon se sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në Pikën kufitare të Durrësit, për procedura të mëtejshme.

Në njoftimin zyrtar të këtij institucioni thuhet:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar  urdhrit 131 datë 4.4.2017 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,” për importin e ngarkesave të produkteve me origjinë shtazore, të importuara nga Brazili, në pikat e inspektimit kufitar”, ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule, të rezultuara me prezencë të salmonellaspp.

Inspektori i AKU-së në Pikën e Inspektimit  Kufitar Durrës ka bërë bllokimin e kësaj ngarkese me mish pule në PIK  me origjinë nga Brazili, e importuar nga firma importuese AMG më datë 3.5.2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar, janë marrë mostra për t’u analizuar pranë ISUV.

Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10.5.2017, ka rezultuar se kjo ngarkesë e importuar nga Brazili me mish pule ka prezencë të salmonellaspp. Sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në PIK Durrës, për procedura të mëtejshme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  shton se "me përgjegjësi të plotë ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë”. /b.l/noa.al/