Transmetuar më 15-05-2017, 14:40

Hapa të rëndësishëm në luftën kundër kancerit. Në Itali, 63% e femrave dhe 54% e meshkujve e mposhtin sëmundjen.

Është kjo ajo që del nga një raport i Airtum (shoqata italiane e regjistrimeve të tumoreve) e vitit 2016, lidhur me mbijetesën e pacientëve që ndiqen nga onkologjia në Itali, i prezantuar nga ministria e Shëndetësisë.

Kështu në shtetin fqinj regjistrohet një përmirësim i ndjeshëm i të sëmurëve tumoralë të diagnostikuar në Itali nga viti 2005- 2009, në raport me 50 vitet e mëparshme.

Për pesë rastet më të shpeshta në gjoks, në zorrën e trashë, në mushkëri, në prostatë dhe në vezore, gjatë këtyre viteve kanë mbijetuar 6270 persona. /a.y/noa.al