Transmetuar më 15-05-2017, 13:51

Larja e reçipetave duhet bërë më rrallë nga sa ju e mendoni. Larja e tepërt e tyre mund të çojë në dëmtimin e tyre (daljen e telave/ fijeve), humbjen e elasticitetit dhe konsumim më të shpejtë të tyre.

Në përgjithësi, reçipetat mund t’i lani pas t’i keni veshur 4-5 herë, sigurisht në varësi të klimës, djersitjes, erës dhe faktorëve të tjerë.

Pra rregulli i përgjithshëm është që sa më shumë të djersiteni aq më shpesh duhet t’i lani ato, duke qënë se djersa jo vetëm dëmton fibrat, por gjithashtu mund të ndryshkë telat.

Evitoni larjen e tyre në lavatriçe sepse kjo dëmton elasticitetin dhe shkurton kohën e përdorimit të tyre.

"Larja e shpeshtë humbet elasticitetin duke bërë që recipetat të mos japin suportin e duhur. Nuk duhet larë më shpesh se një herë në dhjetë ditë", tha Lexie Sachs, drejtuesi i studimit.

Ai këshillom gjithashtu që të bëhet larja në temperaturën e duhur dhe të mos thahen asnjëherë me tharëse por në mënyrë natyrale. /b.l/noa.al/