Transmetuar më 15-05-2017, 13:19

Papa Françesku ka shtuar në listën e shenjtorëve katolikë dy fëmijë, për nder të një motre dhe vëllai, të cilët pas shfaqjes së Virgjëreshës Mari njëqind vite më parë, në një fermë të qytetit portugez Fatima, e kanë shndërruar atë në një nga tempujt më të rëndësishëm katolik në botë. Kështu, Ati i Shenjtë, ka shenjtëruar Francisko dhe Jacinto Marto, në fillim të meshës të së shtunës, në Portugali.

Qindra mijëra pelegrinë ishin në vend, prej të cilëve shumica e tyre e kanë kaluar ditën në Fatima duke u lutur për paqe, para shtatores së Madonnas. Të pranishmit duartrokitën me admirim, pasi Papa Françesku lexoi deklaratë rituale për shpalljen shenjtorë të vëllait dhe motrës Marto.

Vëllai, motra dhe kushërira e tyre, Lucia de Jesus dos Santos, më 13 mars 1917 lajmëruan se Virgjëresha Mari u shfaq para tyre, ndërsa kullosnin delet. Ata thanë se u ka treguar në besim tre sekrete, parashikoi vizionin apokaliptik të ferrit, luftës, komunizmit dhe vdekjen e Papës dhe u bëri thirrje që të luten për paqe në botë dhe faljen e mëkateve.

Francisco dhe Jacinta Marto vdiqën në vitin 1919, gjatë një epidemie të gripit.