Transmetuar më 15-05-2017, 13:15

“Toyota” do të mbështesë një grup inxhinierësh për projektin e një makinë fluturuese. Ajo do të financojë me 354.000 dollare grupin Kartivator që vepron jashtë qytetit të “Toyota”-s në Japoninë Qëndrore.

Makina e quajtur Skydrive përdor teknologjinë e një droni, ka 3 rrota dhe 4 helika. Skydrive, me gjatësi 2.9 metra dhe gjerësi 1.3 metra, mendohet se do të jetë makina më e vogël fluturuese në botë.

Ka një shpejtësi maksimale të parashikuar prej 100 km/h dhe udhëton në lartësinë 10 metra mbi tokë. Ekipi prej 30 personash shpreson që makina të prodhohet shpejt që të mund të përdoret për të ndezur flakën në Lojrat Opilmike që do të mbahen në Tokio në 2020.

Në dhjetor të vitit 2014, firma aplikoi për një patentë për një 'aerocar' që mund të kalonte nga një automjet tokësor në një makinë fluturuese.

E projektuar me një lëkurë që ndryshon formën, automjeti futuristik ka krahë të fshehur nën trupin që del nga një çadër dhe një sistem shtytës i ngarkuar plotësisht kur shoferi është gati të fluturojë. Krahët e saj janë të dizajnuara për t'u shpalosur në një mënyrë të ngjashme me krahët e shpendëve. /b.l/noa.al/