Transmetuar më 15-05-2017, 12:41

Fryrja e barkut është një ndjesi negative për organizmin. Shumica prej nesh përballet me këtë problem dhe kjo ka të bëjë me absorbimin e ushqimit në organizmin tonë, i cili është i ndryshëm nga secili prej nesh.

Shpesh fryrjet ndodhin për shkak të disbalancimit të hormoneve, siç janë estrogjeni, tiroidet apo progresteroni. Por ky problem mund të tejkalohet nëse respektojmë disa këshilla. Nëse ndiheni të fryrë, shmangni ushqimet që përmbajnë sheqer dhe  bëni ushtrime të rregullta çdo ditë.

Jeni të kujdesshëm që të konsumoni pije detoksifikuese dhe këto lëngje mund të bëni vetë në shtëpi. Për shembull ju mund të pini ujë me limon apo lëng boronice. Në gjellë mundohuni që të përdorni kripë deti sepse ka jod.

Para së gjithash duhet të pini patjetër dy litra ujë në ditë. Në thelb të fryrjes së barkut mund të jetë kërkesa për hidratimin e trupit. Nëse organizmi nuk arrin të eleminojë toksinat dhe lëngun e tepërt, atëherë rritet niveli dhe fryrja e barkut. Pirja me bollëk e ujit luan rol kyç për të qenë në formë të mirë.

Rol të rëndësishëm luajnë edhe frutat, të cilat cilësohen si një ilaç natyral. /b.l/noa.al/