Transmetuar më 15-05-2017, 11:27

Sa do që në gjendje të jetë kimioterapia për të vrarë qelizat tumorale, ato të shëndetshme kanë nevojë për t’u rikuperuar.  Për këtë arsye, para, gjatë dhe pas kimioterapisë është e rëndësishme të ndërrohet stil jete dhe regjim ushqimor.

Në librin “Il cibo dell’uomo” “Ushqimi i njeriut”, mjeku epidemiolog italian Franco Berrino, jep disa sugjerime lidhur me efektet që shkaktohen prej kurave.

Kapsllëku- Është mirë që të konsumohen ushqime integrale si buka integrale, orizi integral etj. Është mirë që të shmanget mishi dhe djathi, pasi përmbajnë proteina shtazore të cilat acarojnë mukozën. Është mirë që të konsumohet peshku por në mënyrë të moderuar, duke qenë se yndyra e tij redukton inflamacionet.

Të mira për t’u konsumuar nga pacientët që ndjekin ose kanë ndjekur kimioterapi janë edhe thjerrëzat. Qumështi duhet shmangur duke qenë se dëmi që shkakton kimioterapia në aparatin tretës, komprometon aftësinë për të tretur laktozën duke shkaktuar diarre.

Të përziera- Për të luftuar të përzierat, ndihmojnë ushqimet e kripura dhe të thata. Mes tyre buka e thekur dhe orizi. Kush humb peshë gjatë trajtimit duhet të shmangë ushqimet shtazore përveç peshkut dhe të përfshijë krem orizi dhje oriz integral me bazë vajin e peshkut.  Për të shmangur të vjellat këshillohet që të hahet shpesh dhe pak. Këshillohet të shmangen ushqimet me aromë dhe shije të forta. Gjithashtu është mirë të konsumohen ushqime të ftohta, duke evituar ato të nxehta dhe pikante.

Duhet mbajtur e ulët glicemia– Mbajtja e ulët e glicemisë ndihmon për të mbajtur të ulët insulinën dhe kësisoj edhe faktorët e përhapjes. Këshillohet të shmanget mielli i bardhë, ëmbëlsirat, patatet, frutat shumë të ëmbla etj.

Shmangni ushqimet me poliaminë- Poliamina është e dëmshme për pacientët që ndjekin kimioterapi dhe gjendet kryesisht tek lëngu i portokallies, tek domatja, patëllxhani, speci, bananet, kivi dhe frutat tropikale. Edhe frutat e tjera përmbajnë poliaminë por në sasi më të vogël, shkruan noa.al.

Ushqimet që duhen shmangur- Mes ushqimeve që duhet treguar kujdes janë ato me yndyrë, të skuqura, me erëza, të ëmbla dhe ata që kanë vështirësi në tretje. Ushqimet që duhen konsumuar janë ato që përmbajnë potas si supa e perimeve. 

Bezdisje në gojë– Disa lloje kimioterapish dhe radioterapish lokalizohen në kokë dhe në qafë, duke reduktuar fluksin e pështymës dhe duke shkaktuar thatësirë në gojë, duke e vështirësuar përtypjen. Këshillohet që të shmangen ushqimet që kërkojnë shumë përtypje, ato shumë të kripura, erëzat, të nxehtat, alkooli dhe kafeja.

Kush e ka gojën e thatë mund të përdorë ushqime me salcë dhe me lëng.

Shmangni duhanin dhe alkoolin– Gjatë kimioterapisë, duhet sjellë sa më mirë me mëlçinë pasi ndihmon në metabolizmin e toksinave në gjak. Duhani dhe alkooli ndikojnë shumë negativisht dhe shkaktojnë të vjella. /a.y/noa.al