Transmetuar më 14-05-2017, 23:04

Skuadra e Romës mposht Juventusin kryesues me rezultatin 3-1, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme.

Takimi i vlefshëm për “Serinë A” italiane u zhvillua në stadiumin “Olimpico” ku Roma pas kësaj fitoreje ka marrë tre pikë të çmuara për të ruajtur pozicion e vendit të dytë.

Ndërkaq për Juventusin është shtyrë festa, pasi nëse do të fitonte mbrëmjen e sotme do të shpallej matematikisht kampione e “Serisë A”.

Golat për Romën në këtë takim u shënuan nga De Rossi, El Shaaraëy dhe Nainggolan.

Goli i vetëm për Juventusin u shënua nga Lemina.

Ndiqni golat:/a.k/noa.al/