Transmetuar më 14-05-2017, 22:18

Barcelona dhe Real Madridi kanë siguruar fitoret e radhës në ndeshjet e vlefshme për titullin e “La Ligas”, spanjolle.

Real Madridi fitoi me rezultatin 4-1 në takimin kundër Sevillas, zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Santiago Bernabeu”.

Golat për madrilenët u shënuan nga Nacho, Ronaldo (2) dhe Kroos. Për Sevillan shënoi Jovetic.

Në takimin tjetër Barcelona udhëtuese mundi Las Palmas po me rezultatin 4-1 duke qëndruar “dhëmbë për dhëmbë” me Real Madridin në “luftën” për titull.

Golat për Barcelonën u shënuan nga Neymar (3) dhe Suarez. Goli për Las Palmas u shënua nga Bigas.

Takimet ishin të vlefshme për javën e 37-të të La Ligas.

Barcelona dhe Real Madrid kryesojnë me pikë të barabarta kampionatin, me nga 87 pikë./a.k/noa.al/