Transmetuar më 14-05-2017, 21:14

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë në futboll ku gjatë takimit të sotëm kundër Sevillas ka shënuar golin e 400-të për fanellën e Real Madridit në të gjitha kompeticionet.

Ylli portugez ka shënuar 400 golat në 391 paraqitje me madrilenët.

Njëkohësisht Real Madridi në takimin që po luhet kundër Sevillas ka arritur një rekord historik, ndërsa është bërë e vetmja skuadër që shënon në 62 takime radhazi.

Ky rekord mbahej nga gjermanët e Byern Munchen që kishte shënuar në 61 takime radhazi.