Transmetuar më 14-05-2017, 21:10

Një gol i pazakontë është shënuar sonte në ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Seviljas. Ishte minuta e 10 e takimit ku Asensio fitoi një faull në afërsi të zonës, dhe ende pa u vendosur muri me lojtarët e skuadrës mike, Nacho Fernandes goditi topin duke kapur në befasi portierin dhe lojtarët e tjerë, por jo arbitrin e ndeshjes.

Futbollistët e Seviljas kundërshtuan golin, por arbitri bëri me shenjë që topi duhet të niset nga gjysëmfusha. /k.k/noa.al/