Transmetuar më 14-05-2017, 18:38

Pas një sezoni fantastik, skuadra e Lushnjës rikthehet sërish në majën e futbollit shqiptar, ku në sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë superiore.

Ekipi nga Myzeqeja mposhti rivalin e drejtpërdrejtë të kategorisë së parë në grupin B, Bylisin me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm, dhe i fitores në këtë takim, u realizua nga Sefa, në minutën e 33 të takimit.

Ndeshja u vështirësua për ballshiotët, të cilët mbetën me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të Kuçit.

Ekipi i drejtuar nga Artan Bano kurorëzoi kështu një sezon fantastik teksa ka udhëhequr renditjen që prej fillimit. Pas 3 vitesh mungesë, verdhejeshilët e Lushnjës do të jenë sërish pjesë e elitës së futbollit shqiptar. /k.k/noa.al/