Transmetuar më 14-05-2017, 15:29

Thuhet se mesatarisht gjatë gjithë jetës së tij një njeri bën seks 5 mijë e 778 herë para se të vdesë. Është vërtetuar se, qe të keni një jetë të shëndetshme duhet të keni edhe një jetë seksuale aktive. Cilado qofshin historitë tuaja të dhomës së gjumit, është bërë e ditur se mungesa e seksit ka ndikime në shëndetin fizik dhe psikologjik tuajin.

Për më tepër, ja çfarë ndodh nëse nuk keni marrëdhënie seksuale të rregullta.

Humbni dëshirën- Kur njerëzit fillojnë të mos kryejnë marrëdhënie ose i kryejnë ato shumë rrallë, ata fillojnë të ndjehen më të ngadaltë, kanë më pak vitalitet dhe më pak “uri” për seksin”, tha Sari Cooper, terapisti i certifikuar seksual, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Muret tuaja vaginale mund të dobësohen– Kjo vlen kryesisht për gratë që hyjnë në menopauzë.

Sari shpjegon, “Pa frekuencë të rregullt të marrëdhënieve kur të jeni më të vjetër muret e vaginës tuaj hollohen dhe mund të çojë në seks me dhimbje, kur të kryeni marrëdhënie”. Për këtë qëllim, Shoqata e Menopauzës së Amerikës së Veriut rekomandon që të ketë seks të rregullt penetrues për të ndihmuar shëndetin vaginal gjatë menopauzës.

Mund të përjetoni humbje të lëngjeve vaginale– Një tjetër efekt anësor që vlen kryesisht për gratë e moshuara, është mungesa e lëngjeve vaginale dhe vagina bëhet e thatë. Kjo është për shkak të mungesës së hormonit të estrogjenit.

Për të zbutur efektet e kombinuara të mungesës së seksit dhe plakjes, Sari këshillon se

“Lubrifikimi vaginal zvogëlohet me rritjen në moshë, dhe nëse nuk keni kënaqësi, duhet të praktikoni, libra erotik, të shihni video me partnerin, në këtë mënyrë lëngjet nuk do të pakësohen aq shpejt”.

Dhimbjet menstruale përkeqësohen- Padyshim që problemi më i madh qëndron tek femrat. Mund të duket kundër-intuitive, por të kesh seks gjatë periudhës kur jeni me perioda, mund të lehtësojë dhimbjen menstruale.

“Mitra është një muskul dhe shumë gra në të vërtetë do të kenë një tkurrje mitrës kur të kalojnë në orgazëm, gjë që do të bëjë që gjaku të dalë më shpejt, dhe kështu do të zvogëlojë ngërçet menstruale”, shpjegon Dr Streicher. /g.v.noa.al