Transmetuar më 14-05-2017, 15:03

Tiranë, NOA.al- Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit për ditën e hënë, herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira afat-shkurtër, më të mundshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Herë pas here do të ketë rrebeshe.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante por të pranishme do të jenë gjithashtu vranësirat.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë sërish rritje të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Europa

Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të bëjnë që pjesa më e madhe e kontinentit të dominohet nga moti i paqëndrueshëm. Konkretisht, vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe paraqiten: gadishulli i Ballkanit, vendet e Europës qendrore, ishujt britanike si edhe vendet nordike.

Ndërsa gadishulli Iberik, Europa lindore si edhe brigjet e detit Egje do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. /a.y/noa.al