Transmetuar më 14-05-2017, 12:30

Ju ka ndodhur, të ngrini zërin, të shkulni flokët, të kërcisni dhëmbët kur jeni grindur me partnerin dhe përsëri keni humbur, pasi ai kurrë nuk e ka pranuar se e ka gabim. Në raste të tilla, ajo që doni më shumë të ndodh është që partneri juaj të vijë dhe t’ju thotë “më fal e kisha gabim”, por kjo nuk ndodh sepse meshkujt e kanë të vështirë t’a pranojnë kur gabojnë.

Theksojmë se histori të tilla janë të pranishme gjithmonë në jetën e femrave, kur debatojnë qoftë me partnerin, vëllanë, babain, shokun e ngushtë, është e njëjta situatë. Kjo, pasi meshkujt e kanë të vështirë të binden dhe nuk pranojnë kur bëjnë gabime sidomos në raportet e tyre me femrat. Një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe studimi i bërë së fundmi në SHBA ku, shkencëtarët kanë zbuluar se meshkujt që kanë një përqindje më të madhe tëstosteroni në trupin e tyre janë të prirur të jenë kokëfortë, të mos bindën dhe mendojnë se kanë gjithnjë të drejtë, kur realisht nuk kanë, shkruan noa.al.

“Ajo që gjetëm është se  testosteroni ndikon për të bërë gjykime të parakohshme tek meshkujt dhe këta të fundit nuk pranojnë kur e kanë gabim. Ai pengon procesin e kontrollit mendor dhe meshkujt mendojnë se kanë  gjithnjë të drejtë”, shpjegoi studiuesi, Colin Camerer, një profesor i ekonomisë së sjelljes në Universitetin ‘Caltech’ në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të arritur në këtë përfundim, hulumtuesit bënë një eksperiment.

Ata morën një grup meshkujsh dhe disave prej tyre iu dha një sasi shtesë testosteroni. Në fund u bënë një lojë me pyetje dhe ata që kishin marrë testosteron shtesë gabuan në përgjigjet e tyre. /g.v/noa.al