Transmetuar më 14-05-2017, 10:07

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë, më e fuqishmja e të gjithave të hedhura deri më tani. Ky fakt bëhet me dije nga ushtria e Koresë së Jugut, e cila shpjegoi se raketa e paidentifikuar mund të jetë balistike.

Raketa e nisur nga brigjet perëndimore të Koresë përshkoi 700 kilometër para se të binte në detin e Japonisë. Nuk dihet nëse goditja ka qenë e suksesshme e nisur drejt Japonisë, apo rënia ka qenë e dështuar dhe ka përfunduar gabimisht në atë zonë.

Testi i fundit me raketë balistike nga Koreja e Veriut është shënuar në 28 prill, i cili rezultoi i dështuar në pak sekonda.

Ndërkohë testi i së shtunës ka zgjatur më shumë, duke qenë se raketa ka qëndruar në ajër për 30 minuta.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç shkruan noa.al dyshojnë se bëhet fjalë për një raketë balistike me rreze të mesme veprimi.

Ndërkohë Japonia bëri një notë proteste ndaj Koresë së Veriut. /a.y/noa.al