Transmetuar më 13-05-2017, 22:19

Ish-mbrojtësi i kombëtares italiane dhe të Milanit, Alessandro Nesta, e cilëson ish-yllin brazilian Ronaldo Luiz Nazario de Lima si futbollistin më të mirë në botë.

Ai ka thënë se fenomeni ka qenë më i mirë edhe se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Unë kam luajtur kundër Messit dhe kundër Ronaldos, por Ronaldo fenomeni, ishte tjetër nivel.”, ka deklaruar Nesta.

Ish-mbrojtësi i njohur aktualisht është trajner i skuadrës amerikane, Miami FC.