Transmetuar më 13-05-2017, 15:12

Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta kanë dominuar në pjesën më të madhe të territorit por më të dendura vranësirat janë paraqitur në zonat malore veriore duke rrezikuar shira lokale.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës ka mbetur me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme të dominojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie me 2 – 3 gradë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri – veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Prezenca e dy qendrave me presion të lartë atmosferik përkatësisht në jug dhe jugperëndim të Europës do të ndikojnë mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të kontinentit.

Konkretisht me kthjellime dhe temperatura të larta paraqitet moti në gadishullin Iberik, vendet mesdhetare, gadishullin e Ballkanit  dhe Europën Lindore. Ndërsa ishujt britanike, Europa qendrore dhe ajo Veriore do të dominohen nga moti i ngrohtë por i lagësht duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent. /b.l/noa.al/