Transmetuar më 13-05-2017, 14:45

Ndonëse protesta e opozitës e mbajtur sot në orën 12 në bulevard është përmbyllur pa incidente, ka pasur edhe nga ata protestues të cilët nuk janë ndjerë mirë për arsye të ndryshme.

I tillë ka qenë edhe rasti i një gruaje, e cila ka humbur ndjenjat gjatë protestës së sotme. Fillimisht i kanë ardhur në ndihmë disa protestues, të cilët e kanë larguar nga turma e njerëzve dhe e kanë vendosur pranë një peme.

Pak çaste më pas ish kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, i cili ndodhej në këtë protestë është afruar për t’i ardhur në ndihmë protestueses që i kishte rënë të fikët.

Pas ndihmës së doktor Halim Kosovës, njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë gjendja e saj është përmirësuar, ndërsa të afërmit e kanë nisur drejt spitalit për ndihmë më të specializuar. /b.l/noa.al/