Transmetuar më 13-05-2017, 10:42

Ashtu siç ishte parashikuar komunitetit LGBT ka nisur paradën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pedalimi i tyre është një paradë për të respektuar të drejtat e këtij komuniteti. Ky aktivitet shoqërohet nga një numër i madh i policisë, kjo për të shmangur edhe ndonjë sulm homofobik.

Aktivistët kanë shmangur çadrën e opozitës e cila ndodhet përpara kryeministrisë. Kështu pjesëmarrësit do të pedalojnë në bulevard dhe do të kthehen majtas në rrugën Ismail Qemali, do të futen në zonën e ish-bllokut, Rr. Ibrahim Rugova dhe ashtu sic ishte parshikuar do të vazhdojë përgjatë lumit të Lanës, do të kthehen tek ura në shkollën "Vasil Shanto" dhe do vazhdojnë përsëri përgjatë Lanës.

Më herët aktivistët e LGBT kanë marrë garancinë direkte nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha se nga ana e mbështetësve të opozitës nuk do të ketë asnjë incident apo kërcënim për mbarëvajtjen e sigurt të këtij aktiviteti. /b.l/noa.al/