Transmetuar më 13-05-2017, 08:44

Gazetarja Arbana Xharra është sulmuar sot rreth orës 1 pas mesnate në një parking në Prishtinë, duke u rrahur brutalisht nga agresoret.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore gjendja e saj është stabël. Pas aderimit të saj në PDK, Xharra ishte cak i sulmit nga militantët e partisë Vetëvendosje, të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet verbale ndaj saj.

Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë edhe më parë ka qenë e kërcënuar, sidomos prej elementeve të islamit radikal. Megjithatë, motivet për këtë sulm ndaj Xharrës ende mbeten të paqarta derisa policia e Kosovës të dal me ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin që ndodhi sot. /b.l/noa.al/