Transmetuar më 12-05-2017, 21:30
Publicitet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie në një intervistë për RTK-në, kërkoi që në listat zgjedhore mos të përfshihen njerëz të korruptuar, ndërkaq rekomandon që në procesin zgjedhorë të ketë më tepër “fytyra”, grupmosha të reja, kur dihet se gjysma e popullatës së Kosovës është nën moshën 25 vjeçare.

“Mendoj se është shumë me rëndësi që partitë politike, të cilat me siguri tashmë kanë filluar t’i përpilojnë listat e kandidatëve për zgjedhje, të shikojnë çfarë njerëzish po i vënë në ato lista.  A pasqyrojnë ata njerëz larminë gjinore, etnike dhe të moshës së qytetarëve të Kosovës?  A janë ata njerëz që janë njolluar nga korrupsioni apo jo?  A janë ata njerëz që do të përpiqen të gjejnë mënyrën që Kosova ta arrijë të ardhmen e saj si pjesë e Evropës?  A janë ata njërëz që do të punojnë për prioritetin e parë për të mirën e Kosovës?  Jo, të vëllaut të tyre apo të ish-ortakut afarist apo të anëtarit të partisë së tyre apo diçka të tillë.  Si dhe, a janë këta njerëz që do ta frymëzojnë rininë e Kosovës? Pikë së pari, ‘për t’i frymëzuar të rinjtë’, për të dalur për të votuar sepse është shumë me rëndësi, e pastaj edhe për të ndihmuar për t’i udhëhequr drejt të ardhmes.  Mendoj se shumë njerëz harrojnë se gjysma e popullatës së Kosovës është nën moshën 25 vjeçare dhe mendoj se duhet të shohim më shumë thirrje për atë grupmoshë kyçe”, është shprehur Delawie.

I pyetur mbi mocionin e mosbesimit për qeverinë e Kosovës, zyrtari i SHBA u përgjigj.

“ Së pari, është për të ardhur keq që partitë politike nuk arritën t’i zgjidhnin dallimet e tyre politike për të vazhduar të punojnë për të mirën e qytetarëve të Kosovës.  Është për të ardhur keq që po hyjmë në një periudhë, ku do të ketë një palëvizshmëri zgjedhore për një periudhë kohore derisa të mbahen zgjedhjet, të formohet qeveria dhe gjërat e tilla – kur jo shumëçka do të kryhet.  Mendoj se është me rëndësi ta kuptojmë se bota nuk do të qëndrojë në një vend derisa Kosova ta gjejë vetveten.  Prandaj, unë shpresoj që të gjithë të lëvizin nëpër këtë proces sa më shpejt që është e mundur ashtu që zyrtarët e ri të zgjedhen dhe të emërohen për të filluar të punojnë së bashku për të mirën e qytetarëve të Kosovës”

Ai paralajmwroi se do të ketë një monitorim të kujdeshëm ndërkombëtar në zgjedhjet e parakohshme te 11 qershorit. 

Loading...