Transmetuar më 12-05-2017, 20:46

Vezët janë një ushqim i shëndetshëm për njeriun. Ato duhet të ruhen me kujdes, duke shmangur temperaturat e larta. Ndodh shpesh që, sapo bljemë vezë në market, i vendosim ato në vendin pranë derës së frigoriferit. Por ky është një gabim që nuk duhet përsëritur më.

Sipas një studimi nga Good Housekeeping, vezët duhet të mbahen në kutinë e tyre origjinale për të parandaluar ndryshimin e temperaturës dhe kontaminimin.

“Jo vetëm që dera e frigoriferit është pjesa më e ngrohtë, por është shumë e ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturës,” – tha Sara Benëell për Dailymail.

Për ata që dëshirojnë që t’i mbajnë në frigorifer, sugjerohet që t’i vendosin në pjesën e mesme pasi temperatura është më e qëndrueshme. /k.k/noa.al/