Transmetuar më 12-05-2017, 19:24

Stadiumi "Stadio Olimpico" për ndeshjen e fundit të kampionatit që Roma do luaj kundër Genoa-s wështë mbushur plot e përplot.

Janë 72,689 bileta të shitura vetëm se në këtë sfidë legjenda e klubit, Francesko Totti, do tërhiqet nga futbolli, raporton "Football Italia". Sot klubi ka njoftuar në faqen e internetit se nuk ka mbetur më asnjë biletë për t'u shitur.

Drejtori i ri i klubit verdhekuq, Monchi dhe presidenti James Palleta kanë konfirmuar se ky do jetë sezoni i fundit i 40 vjeçarit me klubin kryeqytetas, por kjo ende nuk është konfirmuar nga vetë lojtari.

Disa shifra pikante mbi numrin 10 të Romës

1993- Në 28 mars, në moshën 16 vjeç (ka lindur në 24 shtator 1976), luajti për herë të parë në Serinë A gjatë minutave të fundit të ndeshjes Berisha-Roma. Ndeshja u fitua nga verdhekuqtë me rezultatin 2-0.

1- Numri i titujve të fituar nga kapiteni verdhekuq në karrierën e tij, gjatë sezonit 2000-2001. Ka fituar edhe dy Superkupa dhe dy Kupa të Italisë.

58- Ndeshje ka luajtur me kombëtaren e Italisë, me të cilën luajti për herë të parë në 10 tetor 1998 (Itali-Zvicër, 2-0). Me fanellën e kaltër ka shënuar 9 gola, ka fituar Botërorin në Gjermani në vitin 2006 dhe arriti në vendin e dytë në Europianin 2000.

26- Golat e shënuar në sezonin 2006-2007 (4 penallti). Falë atyre golave, Totti do të bëhej kryegolashënues i Serisë A dhe do të fitonte Këpucën e Artë, çmim që i jepet sulmuesit më të mirë në Europë./b.l/noa.al/