Transmetuar më 12-05-2017, 10:20

Nëse ka nga ata njerëz që e urrejnë trafikun, qyteti i duhur për të jetuar ndodhet në Holandë, në provincën e Overijssel. Sekreti i këtij vendi të vogël është se nuk ka makina, pasi nuk ka as rrugë.

Bëhet fjalë për Giethoorn, e njohur si Venezia e dytë, pasi rrugët janë kanale me ujë që lidhin qytezën.

Në fshatin e pazakontë të krijuar në mënyrë të jashtëligjshme nga mercenarët në vitin 1230, jetojnë rreth 3000 persona.

Qyteza është pa rrugë, pasi u krijua për të fshehur banorët nga persekutimet fetare të shekullit të XII. Vetëm pas shumë vitesh murgjit ndërtuan disa kanale, duke krijuar pamjen që ka sot kjo zonë.

Qyteza duket si e dalë nga përrallat me ishuj të vegjël privatë, të cilën lidhen mes tyre nga 150 ura druri.

E vetmja rrugë që ekziston në Giethoorm është një pistë çiklizmi, ndërsa të gjithë transportet e tjera bëhen nëpërmjet ujit, shkruan noa.al.

Giethoorn ndodhet 120 kilometër larg Amsterdamit, në mes të parkut natyror të Weerribben-Wieden. Për ta vizituar këtë vend mjafton të merret me qira një varkë e vogël elektrike e quajtir Boat Whisper, e cila mundëson eksplorimin e kësaj cope parajse në tokë. Gjithashtu mund të vizitohet me ture të organizuara, gjithmonë në barka të vogla. /a.y/noa.al