Transmetuar më 12-05-2017, 09:46

Në vitin 2015 studiuesit shqetësuan jo pak njerëz kur deklaruar se 90% e rasteve të tumoreve shkaktohen nga faktorë të jashtëm, si duhani dhe ndotja.

Por tashmë një studim i fundit amerikan i John Hopkins University konfirmon të kundërtën, 66% e tumoreve ose 7 raste në 10 zhvillohen rastësisht, ose thënë ndryshe për shkak të një gabimi në ADN.

Tumori krijohet kur një qelizë e organizmit në një moment të caktuar “çmendet” dhe humb vetitë e saj duke fituar të tjera si dhe shumëfishohet. Por pse “çmendet”?

Mes faktorëve kryesorë studiuesit rendisin stilin e jetës, thënë ndryshe konsumin e alkoolit, abuzimin me duhanin, një dietë e çekuilibruar dhe faktorë genetikë.

Por ka raste klinike ku këto shkaqe nuk qëndrojnë, ndonëse një person sërish sëmuret. Si ka mundësi?

Këtu hyn në lojë studimi i John Hopkins University. Shkencëtarët amerikanë mbajtën nën vëzhgim ndryshimet që çojnë në rritjen anormale të qelizave në 32 lloje të ndryshme kanceri.

“Përgjithësisht duhen dy ose më shumë mutacione kritike të genit për të çuar në formimin e kancerit. Tek një njeri këto mutacione mund të shkaktohen për shkak të gabime rastësore të ADN-së”, thonë studiuesit, shkruan noa.al.

Nga të dhënat e analizuara në të 32 tipologjitë e kancerit, studiuesit zbuluan se 66% e mutacioneve ndodhnin krejt rastësisht, ndërsa 29% vinin prej stilit të jetës dhe vetëm 5% prej faktorëve genetikë. /a.y/noa.al