Transmetuar më 11-05-2017, 23:11

Manchester United-Ajax, është finalja e “Ligës së Europës” për sezonin 2016/2017.

Manchester United eliminoi Celta Vigon pas dy përballjeve në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Manchester United barazoi mbrëmjen e sotme kundër Celta Vigos në stadiumin “Old Trafford” me rezultatin 1-1. Takimi i parë mes tyre u mbyll me fitoren e djajve 1-0.

Në takimin tjetër Lyoni fitoi në mbrëmjen e stme kudnër Ajaxit me rezultatin 3-1 por nuk ka mjaftuar për tu kualifikuar në finale.

Në takimin e javës së kaluar Ajaxi fitoi me rezultatin 4-1 kundër francezëve./a.k/noa.al/