Transmetuar më 11-05-2017, 20:28

Pasioni për punën e justifikon veprimin e spikeres së lajmve në televizionin ‘Channel One’ në Izrael, e cila mes lotësh njoftoi mbylljen e medias.

Geula Even- Saar nisi të qajë sapo bëri me dije se Parlamenti kishte njoftuar mbylljen e televizionit. Stafi e dinte që kanalit televiziv po i vinte fundi, por prisnin datën 15 maj si fundin e aventurës.

Prezantuesit dhe gazetarët e këtij televizioni e kritikuan ashpër vendimin për ta mbyllur 5 ditë përpara planifikimit, duke thënë se u është mohuar një lamtumirë e denjë. 

Ky televizion ka qenë mjaft i rëndësishëm vite më parë, pasi ishte e vetmja media në këtë shtet. /k.k/noal.al/