Transmetuar më 11-05-2017, 12:45

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën, ndërsa 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi ndërtesa ku po zhvillohej një dasmë u shemb. Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Rajasthan të Indisë.

Sipas mediave atje, skuadrat e shpëtimit vijojnë të punojnë për nxjerrjen e personave të zënë poshtë rrënojave.

Ndërtesa u shemb për shkak të një stuhie të fuqishme që goditi zonën. Zyrtarë të policisë thanë se mes të vdekurve janë 10 burra, 8 gra dhe 4 fëmijë.

Autoritetet bëjnë me dije se numri i të vdekurve mund të rritet. Muri i rrëzuar ishte 3.5 metër i lartë dhe 27 metër i gjerë.

Për shkak të motit të keq pati edhe ndërprerje të energjisë, çka vështirësoi punën për të nxjerrë të bllokuarit poshtë murit të shembur. /b.l/noa.al/